Vritet kryetari i bashkisë së një qyteti

  • A.P /
  • 07 October 2024 - 11:35
Vritet kryetari i bashkisë së një qyteti

Kryetari i një qyteti meksikan të rrënuar nga dhuna për shkak të drogës, është vrarë më pak se një javë pasi mori detyrën, transmeton Kosova Sot Online.

Alejandro Arcos u gjet i vdekur të dielën në Chilpancingo, një qytet me rreth 280,000 banorë në shtetin jugperëndimor të Guerreros. Ai ishte kryetar bashkie prej vetëm gjashtë ditësh, raporton BBC.

Guvernatorja e shtetit, Evelyn Salgado, ka thënë se qyteti është në zi për një vrasje që “na mbush me indinjatë”.

(Kosova Sot Online)