Tahiri: Zërat kritikues Albin Kurti mundohet t’i mbytë
Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri u shpreh se kryeministri Albin Kurti dëshiron t’u mbys zërat kritikë vetëm për një arsye, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas tij, kjo arsye është se Kurti nuk do të diskutohet për punën e tij.
“Zërat kritikues zoti Kurti mundohet t’i mbyt për një arsye të vetme, nuk i konvenon të diskutohet për punën e tij, rreth qeverisjes së tij. Ata njerëz që e kritikojnë ai i bën ose si të Serbisë, pra paguhen nga Serbia ose nga opozita”, tha Tahiri.
(Kosova Sot Online)