Gashi: Vazhdojmë të jemi në një situatë të paaftësisë qeverisëse

  • A.P /
  • 07 October 2024 - 12:58
Gashi: Vazhdojmë të jemi në një situatë të paaftësisë qeverisëse

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se vendi vazhdon të jetë në një situatë të paaftësisë qeverisëse, transmeton Kosova Sot Online.

Gashi i LDK-së tha se qeverisja e tillë s’i duhet vendit, por duke qenë se po shkojmë drejt zgjedhjeve, ai tha se qytetarët e kanë mundësinë të zgjedhin se çfarë qeverisje duan.

Vazhdojmë të jemi në një situatë të paaftësisë qeverisëse dhe vazhdojmë të kemi probleme në aspektin e përfaqësimit ndërkombëtarë. Një qeverisje e tillë nuk i duhet vendit, por tashmë po shkojmë drejt zgjedhjeve, dhe qytetarëve u mbetet të vendosin se çfarë qeverisje do të kenë dhe çfarë qeverisje e duan”, tha Gashi para gazetarëve.

Rreth deklarimeve të Kurtit gati dy javë më parë se “Regjimi i vjetër po i paguan me para të pista mediat”, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se një qasje e tillë është e gabuar dhe e dëmshme për demokracinë.

(Kosova Sot Online)