Fillon mbledhja e ndihmave për të prekurit nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë
Me moton “Bosnje, boshnjakët e Prizrenit janë me ty,” në Qendrën Kulturore Boshnjake në qytetin jugor të Kosovës, Prizren, të hënën ka filluar aksioni për mbledhjen e ndihmave për banorët e prekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Bosnje e Hercegovinë, transmeton Kosova Sot Online.
Përveç ndihmave financiare, po mblidhen edhe gjëra ushqimore dhe veshmbathje. Kontingjenti i parë i ndihmave pritet të dërgohet gjatë kësaj jave.
Përveç individëve, ndihma ushqimore po dërgohet edhe nga pronarët e disa qendrave tregtare.
Iniciatorja e kësaj nisme është një nga përfaqësueset politike të komunitetit boshnjak në Kosovë, Emilija Rexhepi, e cila është gjithashtu zëvendëskryeministre e Kosovës.
(Kosova Sot Online)