
Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit komprometoi Iranin

Irani ka shpenzuar dekada të tëra duke formuar “boshtin e rezistencës”, një rrjet i bashkëpunëtorëve të armatosur dhe aleatëve të Teheranit kundër Izraelit, transmeton Kosova Sot Online.
Rrjeti është kyç në përpjekjet e Iranit për të mbajtur presionin ushtarak ndaj Izraelit dhe për të penguar armikun e tij të përbetuar që të sulmojë drejtpërdrejtë Republikën Islamike.
Por, më 7 tetor 2023, një anëtar kyç i boshtit kreu një sulm vdekjeprurës në Izrael, duke kompromentuar boshtin dhe duke e lënë Iranin të ekspozuar ndaj një lufte të mundshme të drejtëpërdrejtë me Izraelin.
Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – vrau pothuajse 1.200 izraelitë, shumica civilë, dhe rrëmbeu 251 pengje gjatë sulmit ndaj Izraelit.
Një vit nga ky sulm i paprecedent, Izraeli ka dobësuar anëtarët kyçë të boshtit dhe ka bërë që Irani të jetë gjithnjë e më afër një lufte të plotë me Izraelin, luftë që synon ta shmangë.
Bosht i thyer?
Hamasi është goditur nga sulmet hakmarrëse ajrore dhe ofensiva tokësore e Izraelit në Rripin e Gazës.
Lufta shkatërruese e Izraelit ka vrarë më shumë se 41.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi. Izraeli vlerëson se afër 17.000 luftëtarë të Hamasit janë vrarë në Gazë, shifër që është mohuar nga Hamasi.
(Kosova Sot Online)