Vjosa Osmani udhëton për në Mal të Zi

  • A.P /
  • 07 October 2024 - 13:49
Vjosa Osmani udhëton për në Mal të Zi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione, transmeton Kosova Sot Online.

Presidentja Osmani do të pritet nga nikoqiri i takimit, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, si dhe nga Presidentët e dy shteteve bashkëthemeluese të Procesit Bërdo Brione, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic dhe Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, Presidentja Osmani do të mbajë fjalim, gjersa do të realizojë takime edhe me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.

(Kosova Sot Online)