Ndalohen dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Një aksion është duke u zhvilluar në ndërmarrjen publike ‘Pallati i Rinisë”, transmeton Kosova Sot Online.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka thënë se dy persona janë ndaluar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
"Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”. Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera!”, tha Kozmaqi.
(Kosova Sot Online)