Kurti: Nga muaji tetor 2024 do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet

  • A.P /
  • 07 October 2024 - 14:12
Kurti: Nga muaji tetor 2024 do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një konference për media, ka njoftuar se është marrë vendimi për rritjen e pensioneve për 20 për qind, transmeton Kosova Sot Online.

Pensionet do të rriten nga muaji tetor, ndërsa për kategoritë e luftës do të fillojnë nga muaji janar i vitit 2025.

Duke filluar nga muaji tetor 2024 do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet si në vijim: pensioni bazik i moshës, pensioni kontributpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pensioni familjar, pensioniinvalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepcës. Ndërkaq nga muaji janar i vitit 2025 do të rriten për 20 për qind pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës, përkatësisht familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK’së, viktimat e dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)