Ka vdekur në QKUK një person që ishte duke u trajtuar pasi ishte aksidentuar

  • A.P /
  • 08 October 2024 - 09:42
Ka vdekur në QKUK një person që ishte duke u trajtuar pasi ishte aksidentuar

Ka vdekur në QKUK një burrë që ishte duke u trajtuar pasi ishte aksidentuar nga një veturë më 30 shtator të këtij viti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

“Rr. Ali Kelmendi, Lipjan  30.9.2024 – 15:13. Sot më 07.10.2024 rreth orës 19:30 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull  kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor si pasojë e goditjes nga një veturë më 30.09.2024. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)