Tri nxënëse në Gjakovë janë vetë-lënduar

  • A.P /
  • 08 October 2024 - 09:50
Tri nxënëse në Gjakovë janë vetë-lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se tri nxënëse në Gjakovë janë viktima të fenomenit të vetë-lëndimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti është raportuar të hënën në Gjakovë, në ora 10:30.

“Gjakovë 07.10.2024 – 10:30. Drejtoresha e DKA-së ka njoftuar se tri nxënëse janë viktima të fenomenit të vet–lëndimit”, thuhet në raport.

Tri viktimat, femra kosovare të mitura janë dërguar në tretman mjekësor.

Në raportin policor thuhet se rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)