Djali Osama bin Laden dëbohet nga Franca

  • A.P /
  • 08 October 2024 - 12:27
Djali Osama bin Laden dëbohet nga Franca

Omar Bin Laden, djali i themeluesit të Al-Qaedas, Osama bin Laden, është dëbuar nga Franca, ku jetoi për vite me radhë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet e ditur se dëbimi i tij vjen pas komenteve në rrjete sociale që konsideroheshin se kishin lavdëruar terrorizmin.

Sipas gazetës Le Publicateur Libre, bin Laden tërhoqi vëmendjen e autoriteteve franceze për një postim në rrjetet sociale në ditëlindjen e babait të tij, i cili u vra nga forcat amerikane në vitin 2011.

(Kosova Sot Online)