Shqiptari vret bashkëshorten në prani të dy fëmijëve

  • A.P /
  • 09 October 2024 - 10:08
Shqiptari vret bashkëshorten në prani të dy fëmijëve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në San Felice a Cancello, në provincën e Caserta-s, ku një shqiptar 30-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij në prani të dy fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjeç, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat italiane raportojnë se burri i ka marrë jetën gruas së tij, 24 vjeç, duke e mbytur. Incidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, si pasojë e një konflikti familjar të tensionuar, përballë dy fëmijëve të tyre.

Autori i dyshuar është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.

(Kosova Sot Online)