Zemaj i bindur: LDK do të dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit

  • A.P /
  • 09 October 2024 - 12:00
Zemaj i bindur: LDK do të dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka theksuar se partia e tij do të dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas LDK-së, thotë se renditet Lëvizja Vetëvendosje e pastaj Partia Demokratike e Kosovës.

“Nuk jam i interesuar me i pa të tjerët, jam shumë i interesuar me pa LDK-në të parën. Qysh është konsiderimi politik, është LDK, VV, PDK edhe ky koalicioni Nisma-AAK, nëse e kalojnë pragun”, ka deklaruar Zemaj.

Lidhur me koalicionin Nisma-AAK, Zemaj ka ngritur dyshime nëse mund ta kalojnë pragun.

“Për besë, çka po dëgjoj kështu nëpër terren, duhet me luftu shumë partitë që janë kështu pak më të vogla, për me kalu pragun”, ka deklaruar Zemaj.

(Kosova Sot Online)