Një i moshuar dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë në autobus

  • A.P /
  • 10 October 2024 - 08:44
Një i moshuar dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë në autobus

Një rast i rënd dyshohet të ketë ndodhur në autobusin 4 të trafikut urban në Prishtinë, ku një i moshuar dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E mitura e ka denoncuar në Polici dhe i njëjti është identifikuar dhe prangosur.

Bëhet fjalë për Xh.F, 64-vjeçar – i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimet kanë bërë me dije se viktima bashkë me një dëshmitar e ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer se si u përballë me të dyshuarin, derisa ishte në autobus.

Sipas dëshmisë së saj, teksa i njëjti ka qenë i ulur në ulësen afër saj, e ka prekur në organin gjenital, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima është larguar menjëherë dhe ka kërkuar që të dalë nga autobusi.

Pasi është siguruar prezenca e të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.


(Kosova Sot Online)