Një këmbësor, ka raportuar se një veturë e panjohur e kishte goditur

  • A.P /
  • 10 October 2024 - 10:25
Një këmbësor, ka raportuar se një veturë e panjohur e kishte goditur

Një person në Mitrovicë të Veriut, këmbësor, ka raportuar në polici se mbrëmjen e së mërkurës një veturë e panjohur e kishte goditur dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u hetuar, njoftojnë nga Policia e Kosovës.

“Mitrovicë Veri / 09.10.2024 – 21:10. Këmbësori mashkull kosovar ka informuar se një veturë e panjohur e kishte goditur dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)