Vjosa Osmani takohet sot me Kasanof

  • A.P /
  • 10 October 2024 - 11:05
Vjosa Osmani takohet sot me Kasanof

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me zv/ndihmësin e sekretarit të SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimi do të mbahet në presidencë dhe do të nisë në orën 16:00.

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, në Presidencë duhet të jenë më së voni në 15:40. Mirëpresim ekipet tuaja!”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)