'Shpërthen' Haradinaj: Kosovën po e udhëheq njeriu i Serbisë

  • A.P /
  • 10 October 2024 - 11:30
'Shpërthen' Haradinaj: Kosovën po e udhëheq njeriu i Serbisë

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, ka folur për përgjimet e publikuara mes Mimoza Kusari- Lilës dhe Millan Radojçiqit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se “është hera e parë” që është bashkuar vota e shqiptarëve me Listën Serbe kundër UÇK’së.

“Pra kanë ndodh marrëveshje për qeverisje, për pushtet, për shumëcka tjetër, por kurrë, hera e  parë, në historinë e ekzistencës së Kosovës që është bashku vota e shqiptarëve me Listën Serbe kundër UÇK’së është e Albin Kurtit. Po ashtu është vërtetuar se për këtë votë bashkë janë marrë vesh pas shpinës së Kosovës”, është shprehur ai.

“Kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”, ka thënë Haradinaj në fund.

(Kosova Sot Online)