Vjosa Osmani takon presidenten e Sllovenisë

  • A.P /
  • 10 October 2024 - 13:03
Vjosa Osmani takon presidenten e Sllovenisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Dubrovnik ka takuar edhe presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë, të nxitura nga vlerat e përbashkëta.

“Me Presidenten Pirc-Musar folëm për përkushtimin tonë të ndërsjellë që këtë aleancë të vazhdojmë ta forcojmë dhe avancojmë tutje”, thuhet në njoftimin e Presidentes Osmani.


(Kosova Sot Online)