Haxhiu: Mimoza Kusari-Lila e fëlliqë edhe mandatin e deputetit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se për ta shpëtuar veten, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, është në gjendje ta akuzojë edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që kanë bashkëpunuar me Serbinë për të luftuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Haxhiu i ka bërë në fjalën e tij në seancën plenare të enjten ku u diskutua në lidhje me bisedën që u publikua të mërkurën në mes të Kusari-Lilës dhe terroristit Milan Radojiçiq.
“Për me pshtu veten kjo është në gjendje me akuzu edhe UÇK-në që kanë bashkëpunu me Serbinë për me luftu. Kjo është logjika e sajna që s’e meriton me qenë deputete sepse e fëlliqë edhe mandatin e deputetit”, ka thënë Haxhiu.
(Kosova Sot Online)