Krimet Ekonomike të policisë kanë realizuar një aksion në nivel vendi

  • A.P /
  • 10 October 2024 - 15:00
Krimet Ekonomike të policisë kanë realizuar një aksion në nivel vendi

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës në mëngjesin e sotëm kanë nisur një aksion në nivel vendi, i cili aksion është duke vazhduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Ju konfirmoj se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë është duke realizuar një operacion policor në nivel vendi. Pas përfundimit, apo raportimeve nga tereni do te njoftoheni për detajet apo rezultatet e operacionit”, tha Hoxha, pa dhënë detaje të tjera.

Ndërsa, Gjylferije Zabeli nga zyra për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se aksioni po zhvillohet me kërkesë të Krimeve Ekonomike.

“Sot nga ora 10:00, me kërkesën e Krimeve Ekonomike në Prishtinë është duke u zhvilluar inspektim në të gjitha pikat e Avicenës në RKS, inspektimi është duke vazhduar. Pas përfundimit do të dilet me një raport”, tha Zabeli për Betimi për Drejtësi.

E njëjta shtoi se inspektimi në fjalë është i përgjithshëm dhe se nuk ka ndonjë kërkesë specifike.

(Kosova Sot Online)