E papritur: Vetëvendosjes i largohet edhe një deputete e njohur
Drita Millaku është zyrtarisht është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Deputetja nga Prizreni i ka shkëputur lidhjet me partinë e Albin Kurtit, sipas raportimeve.
“Po, Drita është larguar nga LVV-ja. Është larguar edhe nga Grupi parlamentar i Vetëvendosjes në WhatsApp-i”, ka thënë një burim brenda LVV-së.
Vetëvendosjes para dy javësh i janë larguar dy deputetë, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.
(Kosova Sot Online)