Një cisternë ka shpërthyer në Pejë
Një cisternë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi tha se ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky shpërthim.
“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, tha Gashi.
(Kosova Sot Online)