Kjo deputete e Vetëvendosjes kalon në LDK
Lëvizja Vetëvendosje sot do të humbë edhe votën e 61-të. Deputetja e kësaj partie, Drita Millaku sot pritet të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zyrtarizimi pritet të bëhet në një ceremoni në LDK ku lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, mirëpret Millakun në partinë më të vjetër në Kosovë.
Së fundi, nga kjo parti është larguar Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.
Pas largimit të këtyre dyve, shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk e sheh problematike kalimin e projektligjeve.
(Kosova Sot Online)