Lekaj: Fjalia e parë e imja është, kolegë të VV-së ku jeni mshefë

  • A.P /
  • 11 October 2024 - 13:07
Lekaj: Fjalia e parë e imja është, kolegë të VV-së ku jeni mshefë

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme për bisedën Kusari-Lila – Radojiçiq, ka pyetur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se “po jeni mshefë” dhe iu ka bërë thirrje që të shfaqen në seancë, meqë sipas Lekajt s’mbrohet në këtë mënyrë ajo që shefja e deputetëve të tyre ka bërë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Fjalia e parë e imja është, kolegë të VV-së ku jeni mshefë, dilni prej biruce, sepse nuk mbrohet kështu veprimi juaj që e keni bërë”, ka thënë Lekaj.

“VV ka ardhë me një fletushkë të partisë komuniste që e paraqiti programin qeveritar dhe për këto katër viti, më besoni që s’ka qytetarë që e gjen një të mirë që e kanë bërë për këtë vend”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)