Zemaj - VV’së: A e dini se jeni koordinuar me një terrorist?

  • A.P /
  • 11 October 2024 - 13:23
Zemaj - VV’së: A e dini se jeni koordinuar me një terrorist?

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç, të akuzuarit kryesor për sulmin terrorist në Banjske dhe të sanksionuarin e SHBA’së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, tha se është tradhti koordinimi me një terrorist.

“Dakordimi me personin me fletëarrest të lëshuar për aktivitete kriminale, i përfshirë edhe në listën e zezë të SHBA’së, dakordimi për tema të brendshme është padyshim tradhti…Keni implikuar shtetin, keni implikuar Republikën e Kosovës në këtë veprim tepër të rrezikshëm, tepër të ulët dhe anti-kombëtar…Sado që të bërtitni e ulëritni, kot e keni. Jeni koordinuar me një terrorist. Këtu mbaron tregimi, sepse siç thotë populli, jeni zënë me pelë përdore”, deklaroi Zemaj.


(Kosova Sot Online)