11 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Prishtinë

  • A.P /
  • 11 October 2024 - 14:55
11 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Prishtinë

Raportohet se 11 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në Veternik, ku janë përfshirë një kamion dhe 11 automjete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë  aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.


(Kosova Sot Online)