Orban: Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së

  • A.P /
  • 11 October 2024 - 15:15
Orban: Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së

Shqipëria e meriton dhe duhet të jetë pjesë e BE, ishte ky mesazhi që dha kryeministri hungarez Viktor Orban, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pritur për 15 vite mesatarisht për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ndërsa Shqipëria ka pritur që prej 2019-s dhe unë kam folur edhe në Strasburg për këtë. Mendoj që kura më e mirë për të gjithë këtë situatë, është që BE t’i mirëpresë vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen e vet, sepse kështu do të qarkullojë më mirë gjaku tek ne, në familjen europiane. Shqipëria ka bërë një punë të mrekullueshëm gjatë bisedimeve me BE, në një proces që është bazuar tek merita në kuptimin e vërtetë të fjalës. Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE dhe duhet të ishte pjesë e BE edhe tani. Fatkeqësisht ne po shikojmë pengesa politike dhe është shumë e vështirë për t’i kaluar këto probleme, ndoshta, edhe këtë lloj qasjeje. Megjithatë unë mund t’ju them që kemi pasur sukses dhe javën e ardhshme në Luksemburg do të kemi konferencën ndërqeveritare ndërmjet BE dhe Shqipërisë dhe do të hapet grupkapitulli i parë dhe për këtë dëshiroj të përgëzoj Kryeministrin Rama dhe Shqipërinë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)