
Dy vajza janë goditur nga një veturë në Prishtinë

Dy vajza janë goditur nga një veturë derisa po kalonin në “Zebra”, përballë stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Të lënduarat kanë mbetur të shtrira në rrugë derisa atyre shihet se po i jepet ndihma e parë.
Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë zonë derisa të përfundojnë procedurat në vendin e ngjarjes.
(Kosova Sot Online)