
Haradinaj: Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se “goditjet e Qeverisë Kurti kundër ushtrisë” janë të qëllimshme,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai thotë se për këtë përgjegjësia është edhe penale edhe kombëtarë.
“I mërzitur me gjendjen në të cilën Qeveria Kurti e ka sjellë Ushtrinë e Kosovës. Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme. Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka bërë thirrje për ndërrim të Qeverisë.
“Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndërrojmë Qeverinë!”.
Reagimi i Haradinajt vjen pas raportimeve se ushtarët e FSK rrezikojnë të mbesin pa ushqim dhe pas një letre që i ka drejtuar komandanti Bashkim Jashari ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, rreth kësaj situate.
(Kosova Sot Online)