
Një person që po punonte si roje ka vdekur

Një burrë që po punonte si roje në Parkun Industrial Trepça, ka vdekur dje pasi i është përkeqësuar gjendja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë.
“Mitrovicë Jugu 11.10.2024 – 03:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë roje në Parkun Industrial Trepça, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)