Albin Kurti del me njoftim
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti ka njoftuar fillimisht për miratimin e vendimit për rritjen e pensioneve.
Ka njoftuar edhe për ndarjen e 200 mijë eurove për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës dhe ndarjen e 200 mijë eurove për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë.
(Kosova Sot Online)