Rohde: Gjermania e përkushtuar për të mbështetur KFOR-in

  • A.P /
  • 12 October 2024 - 11:05
Rohde: Gjermania e përkushtuar për të mbështetur KFOR-in

Ambasadori gjerman në Kosovë ka thënë se Gjermania mbetet e përkushtuar për mbështetur KFOR-in, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo sipas tij riafirmohet edhe me rritjen e fundit të kontingjentit gjerman.

“Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur KFOR-in dhe zbatimin e misionit të tij, siç riafirmohet nga rritja jonë e fundit e ndjeshme me kontingjent”, ka shkruar Rohde.

Ai ka uruar komandanti e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin e ushtrisë italiane, Enrico Barduani, i cili e ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë.

Barduani është përshkruar si njohës i mirë i rajonit të Ballkanit.


(Kosova Sot Online)