Donika Gërvalla: Radojçiqin e kemi mundur në Banjskë
Bashkëkryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, njëherit ministre e Punëve të Jashtme, në një tubim me strukturat e partisë ndër të tjera ka folur për situatën në vendi të vendit, ku ka thënë se e kanë mundur kryekriminelin Milan Radojiçiq, transmeton Kosova Sot Online.
Ajo tha se me Qeverinë Kurti kapove të krimit e terroristëve ju është ndalur turri dhe i janë konfiskuar asetet e fituara ilegalisht.
“E kemi mundur në Banjskë, e kemi përzënë nga Kosova, ia kemi konfiskuar asestet e tij ekonomike, ia kemi konfiskuar villën, veturat dhe të gjitha të tjerat, e kemi izoluar në Serbi, nuk mund të dalë nga Serbia. Pse nuk mund të dalë nga Serbia? Se jemi kujdesur të hyjë në lista të zeza dhe jemi kujdesur që ai të jetë në listën e Interpolit me ngjyrë të kuqe në kërkim, pra kështu sillemi ne me Radojiçiqin”.
“Me qeverine tonë të 14 Shkurtit, Radojiçiqi dhe të tjerëve si ai, ju kanë mbyllyr rrugët e kontrabandës, janë shkatërruar laboratorë të drogës, e fermat e kriptovalutave, me ne në qeveri kapove të krimit të organizuar dhe terroristëve iu ndalen turri, iu konfiskohen pronat dhe asestet e fituara ilegalisht dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës, me ne në qeveri Radojçiqin nga zotër të nëntokës në veri, kanë kaluar në kladenstinë, në arrati, thjesht në asgjë”, ka deklaruar Gërvalla.
(Kosova Sot Online)