
Një person është arrestuar në Prishtinë

Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një grua dhe se ia ka dëmtuar pajisjet elektronike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai është dërguar në mbajtje.
“SULM & ASGJËSIMI APO DËMTIMI I PASURISË- Prishtinë / 13.10.2024 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe po ashtu dyshohet se ia kishte dëmtuar edhe pajisjet elektronike. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
(Kosova Sot Online)