Vdiq 12-vjeçari pasi u paraqit në spital për ndihmë mjekësore

  • A.P /
  • 14 October 2024 - 09:22
Vdiq 12-vjeçari pasi u paraqit në spital për ndihmë mjekësore

Një 12-vjeçar ka vdekur në Tiranë, pasi i njëjti ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

“Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.


(Kosova Sot Online)