Një person është gjetur pa shenja jete
Një person është gjetur pa shenja jete sot në Çarshinë e Gjatë në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa rasti po hetohet.
“Policia rreth orës 07:25 është informuar se në Çarshinë e Gjatë në Pejë një person është i shtrirë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet”, tha ai.
(Kosova Sot Online)