Kurti pas takimit me Scholz: Me padurim i pres diskutimet dhe rezultatet

  • A.P /
  • 14 October 2024 - 11:43
Kurti pas takimit me Scholz: Me padurim i pres diskutimet dhe rezultatet

Kryeministri Albin Kurti tha se pret “me padurim diskutimet dhe rezultatet” nga samiti i sotëm i Procesit të Berlinit, pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti shkroi se “ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit një sukses”.

“Për një dekadë, ai ka luajtur një rol kyç në mbajtjen e BB6 (gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor) së bashku dhe për ta sjellë atë më afër BE-së”, shkroi ai në “X”.

“Pres me padurim diskutimet dhe rezultatet”, shkroi Kurti.

(Kosova Sot Online)