
Qalaj: LVV po përgatiten për një opozitë shumë të gjatë

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj e komentoi bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit nga deputetët e LVV-së duke thënë se ata po përgatiten që “të qëndrojnë jashtë insitucioneve”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Qalaj, pasi akuzoi Qeverinë për situatën e furnizimin me ushqim në FSK, tha se deputetët e pozitës “kanë ardhur nga rruga”.
“Sigurisht që duke e parë që data e 9 shkurtit po afron – dhe iu duhet kohë që të trajnohen edhe praktikisht që të dalin nga institucionet dhe të shkojnë atje ku e kanë vendin – kanë vendosur që ta ushtrojnë daljen nga Kuvendi dhe të qëndrojnë jashtë institucioneve dhe të përgatiten për një opozitë të gjatë, shumë të gjatë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)