Haxhiu: Albin Kurti ka pasë dëshirë me e imitu Zelenskyn
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se situata aktuale me ushqimin në FSK është “goditje në palcën kurrizore të Ushtrisë së Kosovës” dhe “goditje në motivin e ushtarëve”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Zoti Kurti ka pasë dëshirë me e imitu Zelenskyn”, tha ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
Ai tha se kryeministri “shtë shndërruar në simbol të hajnisë”.
“Zelensky në luftë iu siguron ushtarëve edhe ushqim edhe armatim, e Albin Kurti në paqe nuk po arrin me e bë një gjë të tillë, për shkak të hajnisë e tenderomanisë”, tha Haxhiu.
(Kosova Sot Online)