Berisha, tregon se me kë nuk do donte koalicion partiak zgjedhor
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha teksa fliste për gjendjen aktuale politike në vend, tregoi se me kë nuk do donte koalicion partiak zgjedhor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
E se a do donte koalicion me partinë në pozitë, Lëvizjen Vetvendosje Berisha dha dy arsye.
“Nëse pajtohem edhe unë me ta, se shteti i Kosovës është projekt i përkohshëm dhe në bazë të planit Franko-gjerman që ka qenë projekt i bashkimit të dy Gjermanive, atëherë kishte qenë partner i mirë”, deklaroi Berisha.
E sipas tii, nëse do ndodhte diçka e tillë, do ndodhte pa të.
“Edhe në filozofi politike, ne jemi shumë larg mes veti, ne jemi konzervator të djathtë, e nëse ndodh koalicioni ndodh pa mu”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)