
Vdiq në moshë të re gazetari kosovar

Bler Mehmetaj nga fshati Zabllaq i Komunës së Istogu, ka ndërruar jetë pasditen e së hënës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Burime bëjnë të ditur se i riu, kishte pësuar sulm cerebral pak ditë më parë dhe ndodhej nën kujdes intensiv mjekësor.
Bleri ishte punëtor shumëvjeçar në mediumin lokal në këtë qytet, Istogu Chanel.

(Kosova Sot Online)