Arrestohet një person në Banjskë të Zveçanit

  • A.P /
  • 15 October 2024 - 09:56
Arrestohet një person në Banjskë të Zveçanit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Banjskë të Zveçanit është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se i njëjti pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Bajskë, Zveqan / 14.10.2024 – 14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)