Burri kosovar e lajmëron gruan në polici

  • A.P /
  • 15 October 2024 - 10:10
Burri kosovar e lajmëron gruan në polici

Një burrë ka lajmëruar policinë në Obiliq pasi që i njëjti dyshohet se ka pasur dhunë psikike nga bashkëshortja e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia bën të ditur përmes raportit se në konsultim me prokurorin palët janë intervistuar dhe rasti mbetet në hetime.

“Obiliq / 14.10.2024 – 08:40. Viktima mashkull kosovar dyshohet se ka pasur dhunë psikike nga bashkëshortja e tij. Në konsultim me prokurorin palët janë intervistuar dhe rasti mbetet në hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)