Lirohet nga burgu i Serbisë kosovari që ishte arrestuar

  • A.P /
  • 15 October 2024 - 12:14
Lirohet nga burgu i Serbisë kosovari që ishte arrestuar

Është liruar Sadik Duraku, shtetasi i Kosovës dhe Britanisë së Madhe, që u arrestua më 17 prill të këtij viti në kufirin Kroaci- Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin  e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton që është liruar z. Sadik Duraku, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, i cili ishte arrestuar më 17 prill 2024 në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci, nën akuzat gjoja për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë në vitin 1999.”

MPJD ka thënë se do të vazhdojnë t’i ndjekin nga afër rastet e tilla duke e njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare “rreth veprimeve arbitrare dhe destruktive të Serbisë të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

(Kosova Sot Online)