Ankohet Muja: Kanë nisur shpifjet në të gjitha anët

  • A.P /
  • 15 October 2024 - 12:31
Ankohet Muja: Kanë nisur shpifjet në të gjitha anët

Deputeti i VV-së, Armend Muja bisedat e koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi për rtv21 tha se “nuk i ka lexuar”, e më pas ai u shpreh se “shpifjet kanë nisur në të gjitha anët”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por, Muja i VV-se hezitoi të përgjigjet konkretisht në pyetjen lidhur me bisedat e publikuara në media duke thënë se “nuk i ka lexuar”.

Mesazhet e publikuara ditën e djeshme ku shihen komunikimet mes Dejona Mihalit e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, kanë shkaktuar shumë reagime në Kosovë.

(Kosova Sot Online)