Qytetarit nga Prizreni i gjenden 15 monedha floriri

  • A.P /
  • 15 October 2024 - 14:04
Qytetarit nga Prizreni i gjenden 15 monedha floriri

Një 56-vjeçar nga Prizreni, i identifikuar si shtetasi me iniciale F. A., është proceduar penalisht në Morinë pasi tentoi të fuste në Shqipëri 15 monedha floriri pa i deklaruar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit tip “BMW”, të drejtuar nga F. A., policia gjeti dhe sekuestroi monedhat floriri, të cilat po tentoheshin të futeshin në Shqipëri në shkelje të ligjeve në fuqi.

Pas përfundimit të procedurave të para, materialet iu referuan Prokurorisë, e cila ka nisur procedimin në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar F. A., 56 vjeç, banues në Prizren,  Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë”, tha policia.

(Kosova Sot Online)