Përparim Rama del me njoftim

  • A.P /
  • 15 October 2024 - 14:22
Përparim Rama del me njoftim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar sot se janë duke e zhvilluar Trafikun Urban në bashkëpunim dhe BERZH-in dhe ARUP-in, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Ramës janë duke punuar në krijimin e një sistemi të ri që përfshinë rrejt të ri të trafikut urban, prioritizim të autobusëve dhe sigurim të korsive të dedikuara, model të avancuar të biletave e të tjera.

Postimi i plotë:

Trafiku Urban është thelbi i zhvillimit të një kryeqyteti modern .

Për këtë arsye, po bashkëpunojmë me BERZH dhe ARUP për të sjellë një reformë gjithëpërfshirëse .

Qëllimi ynë nuk është vetëm përmirësimi i linjave ekzistuese, por krijimi i një sistemi tërësisht të ri që përfshin:

Rrjet të ri të trafikut urban 

Prioritizim të autobusëve dhe sigurim të korsive të dedikuara 

Model të avancuar biletash 

Nyje transitore për lidhje më të mira ndërmjet linjave 

Digjitalizim të plotë 

Ndërlidhje me konceptin e Smart City 

#prishtinapotransformohet

#prishtinapraktike

(Kosova Sot Online)