Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë mund të zbatohet edhe nga shtetet e tjera

  • A.P /
  • 15 October 2024 - 15:30
Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë mund të zbatohet edhe nga shtetet e tjera

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni deklaroi në senat se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët mund të zbatohet edhe nga shtetet e tjera jashtë Bashkimit Evropian. Ajo falënderoi në veçanti kryeministrin Edi Rama për arritjen e kësaj  marrëveshjeje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Dy qendrat në Shqipëri filluan të funksionojnë, jemi shumë të kënaqur. Kjo është një rrugë e re, e guximshme, që mund të ndiqet me vendet e tjera që janë jashtë Bashkimit Evropian. Falënderoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe gjithë qeverinë e tij për besimin.

Meloni ka shpjeguar dhe arsyen e vonesës për hapjen e dy qendrave në Shqipëri.

“Ne morëm pak kohë për t’u siguruar që gjithçka të ishte bërë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatet e kësaj pune”.

Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë po shihet me interes nga shumë shtete të BE-së kundër fenomenit të emigracionit.

Ajo u nënshkrua në fund të vitit të kaluar mes dy qeverive.

(Kosova Sot Online)