![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Opozita thirr seancë të jashtëzakonshme
![Opozita thirr seancë të jashtëzakonshme](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/15/auto_kuvendi-i-kosoves-i-zbrazet-768x510-1-600x3601710485516.jpg)
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, sot në një konferencë për media, ka thënë se bashkë me deputetët opozitarë kanë grumbulluar 40 nënshkrime për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për nesër nga ora 12:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në këtë seancë, Tahiri ka thënë se do të diskutohet për raportimet për faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit dhe përgjimet e publikuara.
“Nesër ne do t’i diskutojmë në seancën e jashtëzakonshme që e kemi ftuar si grup opozitar. Të dyjat do të jenë brenda një seance, edhe çështja e borxheve edhe çështja e involvimit të këtij personi [Dejona Mihalit] në sektorin energjetik”, ka thënë ai.
Të hënën opozita mbajti seancë të jashtëzakonshme për ushqimin në FSK, mirëpo aty nuk mori pjesë Lëvizja Vetëvendosje.
(Kosova Sot Online)