
Bajqinovci - opozitës: Shumë prej jush pas 9 shkurtit do e shihni Kuvendin vetëm nga televizori

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se opozita e tanishme po kalon në një gjendje për të cilën ndjen keqardhje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se opozita është e mbushur me mllef dhe janë pa ide, duke ndjerë humbjen e radhës.
Njëri nga deputetët më aktiv të Vetëvendosjes, ka parashikuar faktin e shumë prej pjestarëve të opozitës, duke thënë se shumë prej tyre kuvendin e Republikës së Kosovës do të mund t’i shohin vetëm me “Dylbi” dhe nga televizori pas zgjedhjeve të ardhshme.
"Me keqardhje shohim në çfarë gjendje ka ardhur opozita. E mbushur me mllef e pa ide, ata po e ndjejnë humbjen dhe shumë prej tyre kuvendin e Republikës së Kosovës do të mund t’i shohin vetëm me “Dylbi” dhe nga televizori pas zgjedhjeve të ardhshme".
(Kosova Sot Online)